Beogradi kundër status quo-së dhe “dhënies së tërësishme” të Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i kryetarit të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka lavdëruar sot ftesën e Aleksandar Vuçiqit për dialog të brendshëm ndërserb për Kosovën.

Ai ka thënë se kryetari është i kënaqur që iniciativa e tij ka pasur jehonë të madhe në opinion dhe se për të flitet gjithnjë e më shumë, transmeton Koha.net.

“Deri më tash janë dëgjuar dy qëndrime, dy lloje mendimesh. Nga ata që përpiqen se na duhet status quoja, se duhet ta zgjasim sa më shumë deri tek ata që thonë se Kosovën duhet dhënë shqiptarëve të tërën, dhe se ata kaherë e kanë atë të tërën. As njëri dhe as tjetri qëndrim nuk janë të mirë dhe nuk korrespondon me realitetin”, citon “blic” i Beogradit të këtë thënë Selakoviq.

Ai ka thënë se gjendja reale e status qosë po shkon drejt zhdukjes së serbëve dhe të Serbisë nga Kosova dhe as qëndrimi i dytë natyrisht se nuk është i pranueshëm.

“Serbia duhet, dhe ky është qëllimi i dialogut të brendshëm, që të sqarojë së pari disa gjëra me veten, që më të mos jetojë në utopi dhe të kuptojë se është reale dhe e mundshme vetëm politika që bashkëpunon me realitetin dhe ajo nuk është as ta ruajmë status quonë e as t’i japim të gjitha, ka thënë ai.

Në pyetjen se a do të jetë dialogu i institucionalizuar, Selakoviq ka thënë se ai nuk do t’ia nisë nga fillimi: “Ai nuk është dialog në të cilin dy, tre ose 20 veta ulen ne tryezën e rrumbullakët dhe vetëm flasin për të. Ai është dialog në të cilin marrin pjesë gjithë opinioni, mediet, bashkësia akademike, OJQ-të dhe presim që ai të zhvillohet në këtë mënyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button