VMRO-DPMNE kërkon mënyrë që ta shpëtojë Zvërlevskin nga shkarkimi

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” sot deri te Komisioni për Parandalim të Korrupsionit kanë dorëzuar kërkesë për mendim në lidhje me debatin kuvendor për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski, njofton Portalb.mk.

Ata presin nga Komisioni Antikorrupsion sa më shpejtë të japin mendim nëse ekziston pengesë ligjore që në rrjedhën e periudhës nga shpallja e zgjedhjeve lokale a duhet të debatohet për shkarkimin e zvërlevskit.

“Seanca kuvendore në të cilën po debatohet për shkarkimin e prokurorit publik, ka filluar më 5 qershor, ende vazhdon, ndërkaq ajo është kundër nenit 8, paragrafi 1, alineja  e Kodit Zgjedhor, sipas së cilës nga  dita e miratimit të vendimit për shpallje të zgjedhjeve lokale, nuk mundet që të fillohet me procedurë për punësim të personave të rinj ose procedura për ndalim të punës në institucionet publike dhe shtetërore, ndërkaq njëkohësisht procedurat e filluara lihen pezull, përveç në raste urgjente dhe në punët e patjetërsueshme”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button