“K’tu Fest”, aktiviteti kulturor që numëron orët e fundit (VIDEO/FOTO)

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar “K’tu Fest” i cili mbahet në Strugë sot ka ditën e parafundit me edicionin e saj për fëmijë “Junior K’tu Fest” në kuadër të së cilit Teatri i Kukullave i Tiranës realizoi shfaqjen “Kësulëkuqja”, njofton Portalb.mk.

Nesër është dita përmbyllëse e këtij Festivali ku duke filluar prej orës 12:00 artdashësit do të kenë mundësi të zhvillojnë bisedë të hapur me artistët. Pas kësaj vijon Ora e Urimeve.

Image may contain: 12 people, people smiling, people sitting and crowd

Dje në kuadër të këtij Festivali u realizua shfaqja “Barbara” e ndërtuar mbi motivet e poezisë “Barbara” e poetit francez Zhak Prever dhe të disa dëshmive ngjethëse të disa dëshmitarëve të krimeve serbe në Kosovë.

Qëndresa Kajtazi, Edlir Gashi dhe përformuesja ne violonçelë, bashkë me regjisoren Elhame Kutllovci dhe pjesëtarë të tjerë të trupës, bënë që edhe një fëmijë 10 vjeçar të kuptojë rrëfimin e gruas të dhunuar, edhe pse loja kishte pakës tekst.

“Barbara” është një poezi e dramatizuar me premisa baleti, zëvendëson qindra shkrime dhe komente për krimet serbe në Kosovë.

Kënaqësi e veçantëImage may contain: 1 person, smiling, on stage, standing and night ishte që ketë shfaqe ta ndjekësh bashkë me divat e artit shqiptar, si: Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Yllka Mujo, Zamira Kita dhe te tjerë.

Më 6 gusht në kuadër të këtij festivali, u mbajt promovimi i librit “Mbrohu Nënë” me autor Sali Musai. Në mbrëmje prezent ishte edhe Teatri i Durrësit “Aleksandër Moisiu” me koncertin recital të “Ah… moj Demokraci” të artistit të madh shqiptar, Mirush Kabashi kurse para mesnate të pranishmit e “K’tu Fest” u shoqëruan me tingujt e Nezafete Shalës me repertor të përkryer të perlave muzikore shqiptare.

 


Më 5 gusht në kuadër të këtij festivali është dhënë edhe shfaqja “Mbrapsht” në regji të Agon Myftarit me aktorët Adem Karaga, Dritëro Ame, Vjollca Bekteshi Hamiti, Ibrahim Xhemaili, Besfort Idrizi, Fisnik Zeqiri, Aida Elezi dhe Asdren Selimi.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Për të parë inserte nga shfaqja “Mbrapsht”: KËTU.

Duke e pasur parasysh se qytetarët e Strugës kanë ndërmarrë aktivitetet për të shprehur pakënaqësitë ndaj neglizhencës institucionale për sa i përket deponisë në këtë pjesë, disa ditëme rradhë pjesëmarrësit në Festivalin “K’tu Fest” u “veshën” me bluza të cilat mbanin mbishkrimin “#depOFFia Struga ’17”

Ky festival është një revistë e aktiviteteve kulturore artistike fillimisht të rajonit e më pas me perspektivë synojnë të shtrihen më gjerë. Gjithsesi ky festival ka karakter ndërkombëtar dhe vazhdon të jetë tradicional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button