Ndeshjen e Super Kupës do ta ndjekin deri në një miliard shikues

Në mbi 300 televizione të rreth 200 vendeve do të ndiqet drejtpërdrejt spektakli i sotëm i Super Kupës që do të luhet në Shkup. Pritet që ndeshjen ta ndjekin gjysma e një miliard shikuesve, që do të jetë ngjarja e dytë më e shikuar pas Olimpiadës verore në Rio, njofton Portalb.mk.

Ndeshja fillon në orën 20:45. Me qëllim që të shmanget rrjeti për sigurinë e kontrollit, si dhe gjatë kontrollimit të biletave, dyert e hyrjes do të hapen tre orë më herë para ndeshjes – prej orës 17 e 45. Para se të dalin në terren të dy ekipet do të mbahet ceremonia e ndeshjes, por detajet akoma nuk janë zbuluar.

Stadiumi do të jetë plotësisht i mbushur. 7.680 vende ju takojnë qytetarëve të Maqedonisë dhe pothuajse aq edhe për tifozët e Spanjës dhe Anglisë. Ka vende të siguruara edhe për funksionarët vendor. Nga tribuna qendrore ndeshjen do ta ndjekin kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Koço Angjushev dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Kryetari i shtetit Gjprgje Ivanov akoma nuk është përgjigjur në ftesën e UEFA-s.

LEXO: Superkupa e UEFA-s shndërroi Shkupin në qendër evropiane (FOTO)

LEXO: Zaev: Janë krijuar të gjitha kushtet për spektaklin e futbollit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button