fbpx

SHBA, viktima e 11 shtatorit identifikohet pas 16 vjetësh

Një tjetër viktimë e sulmeve të 11 shtatorit 2001 ndaj Kullave Binjake në Nju Jork është identifikuar. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, të cilat citojnë mjekun ligjor të qytetit, shkruan Top Channel.

Viktima është një mashkull dhe është i 1.641-ti që është identifikuar deri më sot nga një total prej 2.753 njerëzish që humbën jetën.

Identiteti i tij, tek i cili u arrit duke përdorur një teknologji të re për ADN-në, është mbajtur i fshehtë me kërkesë të familjarëve të tij.

Përpara njoftimit, të bërë ditën e hënë me orën lokale, identifikimi i fundit ishte bërë vetëm dy vjet më parë, në mars 2015.

Identiteti i personit u konfirmua nga Zyra e Mjekut Ligjor të Nju Jorkut, që saktësoi se u realizua falë ritestimit të ADN-së së rekuperuar në vitin 2001.

Plot 1.112 persona që humbën jetën, rreth 40 për qind e viktimave të sulmit që ndryshoi botën, mbeten ende të paidentifikuar.

Dy avionë u përplasën 11 shtatorin e 16 viteve më parë me kullat e World Trade Center në Nju Jork, një ndaj Pentagonit dhe një tjetër u rrëzua në Pensilvani, duke marrë rreth 3 mijë jetë dhe plagosur mijëra të tjerë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close