fbpx

“Marubi” i Shkodrës, dokumentuesi vizual i historisë shqiptare (FOTO)

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër i cili cilësohet si dokumentues vizual i historisë shqiptare së fundmi është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokufest që mbahet në Prizren të Kosovës, shkruan Portalb.mk.

Ekspozimi i tyre nuk është i zakonshëm. E as hapësirat ku ato gjenden.

Gjatë ditës së hënë vizitorët kanë mundur të shohin dy prej fotografive të kësaj dinastie, njëra në murin e kinemasë “Lumbardhi” dhe tjetra në Shtëpinë e Kulturës.

Teknika që ka përdorur artisti Ergin Zaloshnja ndryshe njihet si “sticker” apo “adesiv”, një formë letre, e cila ngjitet në mur me vinovil.

‘Marubi’, erdhi në Prizren më datë 5 gusht, ku gjithçka nisi me street art, projekt ky i nisur në Shkodër. Në Prizren erdhi në kuadër të programit të fotografisë DokuPhoto, duke prezantuar tre breza fotografësh përmes koleksionit të tij të gjerë prej 500.000 negativëve, që dokumentojnë ngjarjet nga historia e trazuar e Shqipërisë.

Kështu ‘Marubi’ në njëfarë forme e ‘ka ndryshuar qytetin e bukur të Shkodrës’, e krejt kjo duke i dhënë edhe më shumë madhështi qytetit që bartë mbi supe një histori të madhe siç është ajo e Kalasë së Rozafës e jo vetëm.
Featured Image
Para kësaj ngjarje Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër shpalosi edhe ekspozitën me fotografi të manipuluara të vendosura përballë negativëve të tyre të paprekur janë në qendër të ekspozitës “Manipulim” të kuruar nga drejtori i Muzeut Marubi, Luçjan Bedeni. Nga fotografia magjepsëse, tek ajo humoristike, satirike e deri tek retushimi politik, kjo ekspozitë ofroi për secilin prej nesh mundësinë për të ballafaquar me të vërtetën, por edhe me stisjen.
Ja disa fotografi nga ekspozita “Manipulimi” në Shkodër.

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: people standing, plant, tree, sky and outdoor

Image may contain: 3 people, people on stage, people standing and wedding

Ndryshe, foto-Studio “Marubi” është e para studio e fotografisë në Shqipëri e themeluar në vitin 1856 nga italiani, Pietro Marubbi. Pas vdekjes së mjeshtrit Marubbi, studion do ta trashëgonte djali i birësuar i familjes Kodheli nga fshati i Zadrimës, Keli. Ai më pas do të thirrej nga njerëzit e qytetit si Keli i Marubit dhe kështu ai do të quhej përgjithmonë Kel Marubi, në nder të mjeshtrit të madh.

Duke trashëguar studion dhe mbiemrin e mjeshtrit, në vitin 1907 Kel Marubi do ta shqiptarizonte emrin e studios duke e quajtur atë “Dritëshkroja Marubbi”. Pas vdekjes së Kelit “Dritëshkroja Marubi” do të drejtohej nga i biri i tij Gegë Marubi, i cili kishte mbaruar studimet për fotografi në shkollën e parë të filmit dhe fotografisë të Vëllezërve Lumierë në Francë.

Fototeka Marubi do të krijohej si një sektor i Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës në vitin 1970. Në vitin 2003 Fototeka “Marubi” do të shkëputej nga vartësia e Muzeut Historik të qytetit dhe duke kaluar kështu nën vartësinë e Ministrisë së Kulturës me statusin e institucionit kombëtar.

Sot Fototeka Kombëtare “Marubi” mbetet i vetmi institucioni përfaqësues i artit të fotografisë në Shqipëri, me një histori 157 vjeçare dhe në të ruajnë fondet e tyre fotografike këto fotografë: Pietro Marubbi, Mati Kodheli, Kel Marubi, Gegë Marubi, Kolë Idromeno, Shan Pici, Kolë Maca, Dedë Jakova, Pjetër Rraboshta, Angjelin Nënshati.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close