fbpx

Zaev: Janë krijuar të gjitha kushtet për spektaklin e futbollit

Me ftesë të Federatës Evropiane të Futbollit, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë mori pjesë në ceremoninë e mysafirëve të lartë me rastin e mbajtjes së spektaklit të futbollit – finalja e Super Kupës së UEFA-s, njofton Portalb.mk.

Siç informohet nga shërbimi informativ i Qeverisë, kryeministri Zaev në mirëpritje të mysafirëve mbajti diskutime të shkurtra me funksionarët udhëheqës të të dy federatave të futbollit- evropianian dhe botëror, si dhe me anëtarët e shtabeve profesionale dhe menaxhuese të të dy ekipeve, pjesëmarrës në UEFA Super kupë, Manchester United dhe Real Madrid.

“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev shprehu besim se janë krijuar të gjitha kushtet që kjo ngjarje e lartë e futbollit të mbahet në atmosferë më të mirë dhe se Republika e Maqedonisë dhe Shkupi do ta justifikojnë besimin dhe pritjet se e meritojnë vëmendjen e botës që sot është kthyer kah balancimi i forcave sportive të futbollit dhe të yjeve futbollistike të Real Madridit dhe Manchester United”, thuhet në kumtesë.

Kryetari i UEFA-s, Aleksander Çeferin, siç thuhet në kumtesë, i është falënderuar Zoran Zaevit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përkrahjen në organizim të finales së Super Kupës.

LEXO: Superkupa e UEFA-s shndërroi Shkupin në qendër evropiane (FOTO)

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 2 people, people standing and suit

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close