fbpx

Prokuroria kërkon 12 vite burg për trashëgimtarin e Samsungut

Prokurori në Korenë e Jugut ka kërkuar 12 vite burgim për zëvendëspresidentin dhe trashëgimtarin e kompanisë teknologjike, Samsung, Lee Jae-yong, raporton Anadolu Agency (AA).

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në kryeqytetin kureanojugor, Seul, lidhur me skandalin e korrupsionit dhe ndikimit politik që shpërtheu pas marrjes së kompetencave të ish-presidentes Park Geun-hye, prokurori me kompetenca speciale Parg Young Soo ka theksuar se zyrtarët e Samsungut kanë dhënë deklaratë të rreme për ta mbrojtur Lee-në.

Prokurori ka rikujtuar se Lee akuzohet për dhënie të mitës në vlerë prej 38 milionë dollarësh fondacioneve të lidhura me mikeshën e afërt të presidentes Park, Choi Soon-sil.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close