fbpx

Superkupa e UEFA-s shndërroi Shkupin në qendër evropiane (FOTO)

Shkupi është përgatitur për ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e Maqedonisë, Superkupa UEFA e cila krahas asaj që solli në Maqedoni yllin e futbollit spanjoll Cristiano Ronaldo, ekipet më të mëdha të futbollit evropian Real Madridin dhe Mançester Junajtedin me veti solli edhe numër të madh të turistëve të cilët erdhën enkas për të ndjekur drejtpërdrejtë duelin evropian Real Madrid- Mançester Junajted, shkruan Portalb.mk.

Numri i madh i turistëve shndërroi Shkupin në qendrën më të vizituar dhe me interes më të madh gjatë muajit gusht. Nga një Shkup në të cilin vapa të pengon të frekuentosh edhe qendrat e saja, kaloi në sheshin më të mbipopulluar në Evropë.

Që në hyrje të Urës së Gurit, e cila lidh Çarshinë e Shkupit me Sheshin Maqedonia vërehej fluks i madh i njerëzve të cilët shkonin drejt përmendores së Aleksandërit të Madh e cila është e vendosur në mes të qendrës së Shkupit.

Ura e Gurit

Perskaj Ures se Gurit

Tifozët nuk ishin në qendrën e Shkupit për të parë përmendoret, pjesë e projektit “Shkupi 2014” që kushtoi me miliona euro, por për të parë zonën e tifozëve të ekipeve dueliste.

Afër përmendores së Aleksandrit të Madh gjendej zona neutrale për tifozët e Real Madriditkurse afër shtëpisë së Nënës Terezë e tifozëve të Mançester Junajtedit.

Zona e tifozeve

Nëse netëve para fillimit të përgatitjes për Superkupën e UEFA-s, treni i cili kujdeset për kënaqësinë e fëmijëve është i zbrazur, mbrëmë ishte i stërmbushura dhe jehonte nga zërat e fëmijëve dhe të rriturve në gjuhë të ndryshme.

Treni per femije

Nëse ecje më tej, kah shtëpia e Nënës Terezë, mund të shihje mbishkrimin në të cilin njoftohej se Superkupa e UEFA-s, ku përballen Real Madridi dhe Mançester Junajtedi do të mbahet sonte, 8 gusht 2017 në stadiumin “Arena Telekom” në Parkun e Qytetit në Shkup me fillim prej ora 20:45.

Meqë këtë ndeshje do ta ndjekin deri në një miliard shikues pjesëmarrësit duhet të paraqiten tre orë para fillimit të saj dhe vetëm me flamujt e dy ekipeve pjesëmarrëse.

Pjesa kah sheshi Nena Tereze

Tifoze te Real Madridit

Sheshi

Sheshi 2

Freskimi i turisteve

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close