SHBA planifikon sanksione të reja kundër zyrtarëve të Venezuelës

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke përgaditur sanksione të reja kundër një grupi tjetër të zyrtarëve të Venezuelës, të cilët janë të lidhur me presidentin Nicolas Maduro, transmeton REL.

Këto masa janë përgjigje ndaj Venezuelës, pas krijimit të një organi legjislativ, i cili është kundërshtuar nga shumë vende në botë, ka thënë një zyrtar amerikan.

Masat e rejaparashohin bllokimin e aseteve amerikane të këtyre individëve, ndalimin e hyrjes në SHBA, si dhe u ndalojnë atyre të bëjnë biznes me kompani amerikane.

Sipas këtij zyrtari,që është deklaruar në kushte anomime, ende nuk është bërë e ditur lista e re e personave që do të ndëshkohen me këto masa.

Uashingtoni tashmë i ka vënë këto masa ndaj presidentit Maduro dhe 13 zyrtarëve tjerë të Venezuleës.

Faza e dytë e masave të reja pritet të penalizojë sektorin e naftës në Venezuelë, të cilat konsiderohen ndër sanksionet më të rënda që po konsiderohen aktualisht për këtë vend.

Planifikimi i sanksioneve të reja vjen pas inaugurimit të asamblesë së re, e cila pritet të shkruajë kushtetuten e re të vendit, sipas së cilës Maduro dhe partia e tij në pushtet, marrin më shumë fuqi ekzekutive.

Administrata e presidentit Trump, i ka përsëritur pikëpamjet e opozitës në Venezuelë, e cila thotë se krijimi i kësaj amableje do të vendosë sistemin diktatorial, pas disa muajsh protesta vdekjeprurëse në këtë vend.

Venezuela njihet si vend i pasur me naftë, mirëpo i dobët ekonomikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button