Montella nxjerr ekipin më të mirë ndaj Shkëndijës (FOTO)

Në ndeshjen e parë të “Play Off”-it, të Ligës së Evropës që do të luhet në “San Siro”, Shkëndija e Tetovës do të ketë shumë vështirësi për të befasuar Milanin. Ekipi tetovar do të luajë ndaj italianëve në një pozicion mjaft të vështirë, duke marrë parasysh blerjet e reja të vendasve kuqezi nga Milani, të cilët do të fillojnë në të gjitha garat me ambicie për të fituar shumë trofe këtë sezon.

Për Shkëndijën do të jetë akoma më e vështirë, pasi që Bonucci dhe Biglia janë përfshirë në listën e lëshuar në UEFA për 90 minutëshin e parë ndaj tetovarëve. Dy blerjet më të bujshme të kuqezinjve në afatin kalimtar të kësaj vere do të jenë në dispozicion të trajnerit Montella në 17 gusht kundër Shkëndijës.
Nuk është përfshirë në listë kolumbiani Bacca që do të transferohet në një skuadër tjetër brenda muajit gusht. Kanë mbetur dy vende bosh në listë e Milanit, skuadër kjo që mund t’i mbushë me përforcime të tjera cilësore që po përfliten se mundë të veshin fanellën kuqezi.

Lista A: Abate, Antonelli, Biglia, Bonaventura, Bonucci, Borini, Conti, Calhanoglu, Donnarumma A., Gomez, Kessie, J.Mauri, Montolivo, Musacchio, Niang, Paletta, Rodriguez, Romagnoli, André Silva, Sosa, Storari, Suso, C. Zapata.
Lista B: Calabria, Cutrone, Donnarumma G., Gabbia, Guarnone, Locatelli, Zanellato.

Lista e futbollistëve të AC Milan A dhe B

Ndërkohë, për shkak të sfidës me Milanin, Shkëndija e Tetovës, ndeshjen e parë sezonale që është edhe derbi i kampionatit ndaj Vardarit do ta luajë një ditë më herët, jo më 13 gusht siç ishte planifikuar, por do të luaj të shtunën. Edhe Milani mori aprovimin që të luajë një ditë më parë në serinë A, pikërisht në 20 gusht ndaj Crotone-s. Kjo bëhet sepse në 24 gusht kuqezinjtë do të luajnë me shqiptarët në stadiumin e Shkupit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button