Kina do ta paguajë çmimin e sanksioneve të reja kundër Koresë V.

Kina do ta paguajë çmimin më të madh pas sanksioneve të reja të Kombeve të Bashkuara, kundër Koresë Veriore, për shkak të bashkëpunimit të ngushtë ekomonik me këtë vend, ka thënë ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, transmeton REL.

Mirëpo ai ka shtuar se Kina pavarësisht asaj do të zbatojë gjithmonë rezolutat e OKB-së.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në mënyrë unanime i ka miratuar sanksionet e reja kundër Koresë Veriore, të cilat do të ndikojnë rëndë në të ardhurat vjetore të eksportit.

Përmes një deklarate, ministri Wang ka thënë se rezoluata e re shfaq kundërshtimin e Kinës dhe komunitetit ndërkombëtar për programin e raketave balistike të Koresë Veriore.

“Duke pasur parasysh bashkëpunimin tradicional të Kinës me Korenë Veriore, do të jetë Kina ajo që duhet të paguajë çmimin për zbatimin e rezolutës”, është cituar të ketë thënë Wang.

“Mirëpo në mënyrë që të mbrohet paqja dhe stabiliteti rajonal, Kina sikurse në të kaluarën do të zbatojë të gjitha pikat e rezolutës”, ka shtuar tutje ai.

Sanksionet e reja të Koresë Veriore i ndalojnë këtij shtetit ekportimin thëngjillit, hekurit, plumbit, dhe prodhimeve të detit.

Sanksionet e reja përfshijnë edhe disa ndalime të investimit të kompanive të huaja në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button