Para tre viteve koalicioni ndërkombëtar filloi me sulme ndaj SHI-së

Në ditën e sotme para tre viteve koalicioni ndërkombëtar i kreu sulmet e para ndaj SHI-së. Sipas Pentagonit humbja e pashmangshme e SHI-së është vetëm çështje e kohës.

Më 8 gusht të vitit 2014 dy aeroplanë F/A-18 fluturuan nga bartësi amerikan i aeroplanëve për t’i kryer sulmet e para të koalicionit kundër SHI-së në pjesën veriore të Irakut.

Tre vjet më vonë, pas fushatës aktive ushtarake, koalicioni ktheu 70 për qind të territoreve të ndërmarra në Irak dhe 50 për qind të territoreve të ndërmarra në Siri.

“SHI-ja nuk ka kthyer as një centimetër territor të çliruar nga ne”, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Pentagonit Xhef Dejvis. Ai theksoi se SHI-ja përballet me humbje të pashmangshme.

SHI-ja në “Zenit” përfitoi 104.000 metra katrorë territor në Siri dhe në Irak ku jetonin tetë milionë njerëz. Në koalicion janë 69 shtete. Deri më 26 korrik të këtij viti janë kryer 13.221 sulme në Irak dhe 10.701 sulme në Siri.

Lufta me SHI-në kushton 13,6 milionë dollarë në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button