Debati kuvendor për shkarkimin e Zvërlevskit do të vazhdojë pasnesër

Mendime kontradiktore dhe vlerësime, replika, kundër-replika dhe vërejtje procedurale kryesisht nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, janë shprehur në pjesën e pasdites nga debati kuvendor për shkarkimin e prokurorit publik të Maqedonisë, Marko Zvërlevski, transmeton MIA.

Ata e përsëritën qëndrimin se kërkesa për shkarkimin e Zvërlevskit është e paligjshme dhe në kundërshtim me Rregulloren, ndërsa paraqet gjah politik me qëllim të vetëm – lideri i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev të shpëtohet nga, siç tha, ndjekja penale për rastin “Ryshfeti”. Njëherit propozuan, që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës, ndërsa Komisioni antikorrupsion në kërkesë të tyre nuk vlerësoi nëse është në pajtim me ligjin ose, fillimisht të sillen ndryshime të Ligjit për Prokurori publike sipas të cilit prokurori publik do të jetë propozim i opozitës dhe do të zgjidhet me shumicë prej dy të tretave dhe pastaj të debatohet për shkarkimin e Zvërlevskit.

Në këtë reagoi kryetari Talat Xhaferi, duke theksuar se po punon jashtëzakonisht në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet. Kjo do të jetë precedent, tha, që ligjdhënësi të drejtohet deri te trupi i cili vetë e zgjedh dhe ta konsultojë nëse punon në mënyrë të duhur. Në lidhje me propozim-ndryshimet e Ligjit për prokurori publike, megjithatë, shtoi se është në rend dite të një seance tjetër. Xhaferi iu porositi deputetëve të VMRO-DPMNE-së se nuk do t’ua kontestojë e drejta si grup i deputetëve për të dorëzuar çfarë do propozime deri te kush do, por kjo, potencoi, nuk është pengesë për punën e Kuvendit.

Nga LSDM-ja përmendën se janë të kota të gjitha vonesat e VMRO-DPMNE-së, replikat dhe kundër-replikat e tyre, siç thanë, sqarimi rreth shkarkimit të Zvërlevskit dhe drejtësia duhet të ndodhin.

BDI-ja, megjithatë qartë e mbështet propozimin për shkarkimin e prokurorit publik me qëndrimin se atje Zvërlevski nuk ka thënë asnjë fjalë, as ka ngritur procedura për shumë raste kontestuese.

Xhaferi përsëriti se nuk ka për qëllim të bëjë precedent për diçka që nuk guxon dhe nuk ka kompetencë. “Kërkoj ta ndërpresë seancën plenare që të sqarohet trupi rregullator i zgjedhur nga Kuvendit. E respektoj të drejtën tuaj që të drejtoheni gjithkund, por kjo nuk është pengesë që të vazhdojmë me punë”, i drejtpërdrejtë ishte Xhaferi.

Artan Grubi nga BDI-ja  theksoi arsye konkrete pse Zvërlevski duhet të shkarkohet, por theksoi se “nuk guxon pas Markos, të vijojë Darko”, duke aluduar në nevojën nga reformat e vërteta në gjyqësi.

“Kishte raste shumë kontestuese për të cilat Zvërlevski nuk tha asnjë fjalë dhe nuk ngriti asnjë akuzë. Njëri prej tyre është ‘Sopoti’. Kjo është përgjegjësi absolute e institucionit që ai e udhëheq. Si mund ata që protestojnë kundër ‘Monstrës’ të burgosen për tre vjet, ndërsa dhunuesit në Gjorçe Petrov të lirohen. Zvërlevski duhej t’i tejkalojë standardet e dyfishta dhe paragjykimet etnike”, tha Grubi.

Sipas tij Raporti i Komisionit Evropian për qeverisjen e të drejtës duhet t’i shqetësojë të gjithë në shtet.

“Prokurori i ri do të duhet të jetë figurë konsenzuale, me integritet profesional dhe personal”, nënvizoi Grubi.

Në daljen e tij për replika janë paraqitur 27 deputetë nga VMRO-DPMNE-ja.

Kryetari i Kuvendit tha se të gjithë do ta marrin fjalën dhe e paralajmëroi vazhdimin e seancës për pasnesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button