Toksikologjia i përforcoi ekipet për kujdestari gjatë kohës së Superkupit të UEFA-s

“Në prag të Superkupës së UEFA-s – Klinika për Toksikologji  siguroi ekipe të dyfishta për kujdestari në 48 orët e ardhshme, si dhe ekipe tjera në thirrje”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me qëllim për ndihmë eventuale  më të suksesshme për të ftuarit, ata apelojnë dhe kujtojnë qytetarët e Shkupit që t’i  përdorin shërbimet e Qendrës Emergjente në SPQ 8 Shtatori – si objekti më i afërt ku mund të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore.

“Gjithashtu, në kuadër të ndihmës mjekësore emergjente të Shtëpisë Shëndetësore Shkup – janë siguruar ekipe shtesë, kurse automjete për ndihmë emergjente mjekësore do të jenë të pranishme në sheshin Maqedonia, ku do të zhvillohet transmetimi qendror. Ministria e Shëndetësisë, informoi të gjitha institucionet shëndetësore publike për shkallë më të lartë të gatishmërisë, pra për të siguruar ekipe të mjaftueshme për rritje të mundshme të numrit të pacientëve”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button