Zjarret në Makedonski Brod dhe Çashka janë lënë nën kontroll

Zjarret në rajonin planor jugperëndimor i cili e përfshin rajonin e komunës Makedonski Brod janën nën kontroll, por për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës së sotme nuk përjashtohet mundësia nga zgjerimi i tyre dhe aktivizimi i forcave shtesë.

Në rajonin e krizës Çashka gjatë 24 orëve të fundit disa zjarre aktive janë shuar dhe janë lënë nën kontroll, ndërsa për momentin aktiv është zjarri në rajonin e Jakupicës së Epërme dhe në veriperëndim të Jabollçistes së Epërme në vendin Dikov Grob.

Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi zëdhënësja e Qendrës për menaxhim me kriza Nadica V’çkova, e cila tha se në rajonin e komunës Makedonski Brod në zonën e fshatit Brezë në vendin e quajtur Fojnik dhe në zonën e fshatit Moguillec ku po digjet bari i thatë, kashtë, pyll me pisha, zjarri është nën kontroll. Ekziston mundësi, theksoi ajo, gjatë ditës për shkak të temperaturave të larta zjarri të zgjerohet në anën e epërme dhe të poshtme të fshatit Brezë.

Nga QMK informuan se për momentin në territorin e Qytetit të Shkupit ka një zjarr në pyll të përzier te fshati Graçan (afër kufirit me Kosovën) në terren vështirë të qasshëm. Zjarri te Diga Matkë drejt malit Vodno është shuar.

Zjarr aktiv ka edhe në rajonin e fshatit Galishte në komunën e Kavadarit, i cili është përhapur nga komuna e Prilepit në tre lokacione.

Nga QMK theksojnë se aktiv është zjarri edhe mbi qytetin Tudence dhe po zgjerohet në drejtim të fshatit Siriqino në rajonin planor Tetovë-Pollog dhe është përfshirë pyll i ulët dhe bari i thatë. pritet që gjatë ditës të intervenojnë nga NP Pyjet e Maqedonisë Leshincë-Tetovë.

Nga komuna Bërvenicë dhe banorët e fshatit Gurgurnicë, theksojnë nga QMK, zjarri i cili ishte në afërsi të fshatit është lokalizuar, por se ende është aktiv në anën tjetër të fshatit Zdunje nga komuna e Makedonski Brodit dhe ekziston rrezik që të zgjerohet edhe drejt fshatit Gurgurnicë. Nga komuna e Bërvenicës presin që gjatë ditës të intervenojnë edhe aeroplanët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku iu bëri thirrje mediave në lidhje me zjarret të informojnë se në cilën shkallë kush reagon i pari, kush i dyti, kompetenca e kujt është dhe cili është koordinimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button