Xhaferi: Debati për shkarkimin e Zvërlevskit do të vazhdojë, ndërsa deputetët le të kërkojnë mendim tjetër

Në seancën për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevskit, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski kërkoi një orë pauzë që të dërgohet listë deri te Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, që të deklarohet se a duhet të vazhdohet seanca sepse janë caktuar zgjedhjet lokale, njofton Portalb.mk.

Ai konsideron se në pajtim me nenin 8 të Kodit Zgjedhor, nga dita e marrjes së vendimit për caktimin e zgjedhjeve lokale deri te përfundimi i zgjedhjeve, deputetët nuk mund të sjellin vendime, nuk mund të fillojnë procedura për punësime të reja dhe për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës në funksionet publike, gjegjësisht procedurat lihen pezull.

Në këtë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se si koordinator i grupit parlamentar dhe deputet mund të drejtohet në cilin do institucion dhe të kërkojë mendim, por kjo nuk do të thotë se Kuvendi nuk duhet të vazhdojë me punë.

“Kuvendi nuk është i detyruar të ndërpres punën nëse një deputet ose një grup parlamentar mendojnë ndryshe. Nuk kam për qëllim të drejtohem te asnjë institucion në lidhje me kompetencat e mia. Sipas ligjit dhe rregullores, ajo që vlen për Qeverinë nuk zbatohet në mënyrë analoge edhe puna e Kuvendit. Çdo deputet mund të drejtohet deri te cili do organ nëse ka ndonjë dilemë, unë nuk kam dilemë për vazhdimin e kësaj seance. Kuvendi nuk është i detyruar të kërkojë mendim nga instituti, në këtë rast Komisioni shtetëror për parandalimin me korrupsionit, që e ka formuar vetë Kuvendin”, tha Xhaferi.

Deputeti i LSDM-së, Tungev konsideron se edhe sot opozita përpiqet ta shtyjë punën e Kuvendit pas kësaj pike.

“Opozita përpiqet të shkojë deri në fund me procedurën e filluar nga Qeveria për shkarkimin e Zvërlevskit për shkak punës joligjore dhe jo përkatëse të prokurorit shtetëror. Debati nuk është pjesë për shkarkimin. Nëse duan aq shumë, ne të dorëzohen nga debati dhe le të shkohet drejt në votim”, deklaroi Tundev.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski tha se debati është pjesë e procedurës për shkarkim dhe askush nuk ka të drejtë t’i detyrojë deputetët të dorëzohen nga debati.

Edhe ai kërkoi që seanca të ndërpritet dhe të debatohet për tema të tjera, të cilat, siç tha, janë emëruar për qytetarët, si deponia, zjarret, rritja e pagës minimale në administratë dhe për emigrantët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button