Zaev-Mirkoviq: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe zhvillimi i shtetit drejt BE-së – impuls që motivon

Samiti në Podgoricë e vërtetoi miqësinë tradicionale midis dy shteteve dhe hapi perspektiva për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral dhe veprimin e përbashkët në planin rajonal, kanë vlerësuar në takimin e sotëm kryeministri, Zoran Zaev dhe ambasadori i Malit të Zi, Predrag Mitroviq.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev në takim ka kumtuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë e vendosi shtetin në rrugën euroatlantike dhe se tani është duke i bërë hapat e nevojshëm për realizimin e këtyre dy qëllimeve strategjike për shtetin.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe zhvillimi i shtetit drejt BE-së është impuls që motivon. Pres Republika e Maqedonisë të jetë anëtarja e radhës e 30-të e NATO-s. Shpresoj se shumë shpejtë do ta marrim ftesën për në NATO. Gjithashtu, Qeveria po bën proces reformues që pres t’i përshpejtojë edhe integrimet evropiane dhe Republika e Maqedonisë përfundimisht të marrë datë për në BE”, ka thënë kryeministri Zaev.

Në takim është konstatuar se ndryshimet në Republikën e Maqedonisë hapën mundësi për zhvillimin e Maqedonisë në planin ndërkombëtar, thellimin e bashkëpunimit me Malin e Zi dhe të gjitha shtetet e tjera në planin rajonal si edhe për zhvillimin ekonomik i cili do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve në vend dhe do të kontribuojë drejt standardit jetësor cilësor.

“Kryeministri Zaev dhe ambasadori malazez Mitroviq në takim kanë biseduar për zhvillimin e bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Malit të Zi në fushën e ekonomisë, turizmit, bujqësisë, për mundësinë e hapjes së linjës ajrore, për thjeshtësimin e barrierave administrative”, informoi pres shërbimi i Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button