Elhadia Dani tani edhe në modë, kontratë me firmën franceze (FOTO)

Elhaida Dani ka pasur një sezon fantastik me musical-in “Notre Dame de Paris”, i cili për muaj me radhë, pas Parisit, ka qenë në tur në Francë dhe jashtë saj,transmeton Revista Class.

Që kur nisi ky projekt, ku Elhadia interpreton Esmeraladën në kastin e dytë, këngëtarja nga Shkodra u vendos në Paris për të nisur një periudhë të re jete dhe për të provuar nga afër mundësitë e qytetit të artit dhe ato janë shfaqur. Nuk janë në muzikë siç e mendojmë, por në modë.

Këngëtarja 24 vjeçe ka lajmëruar në faqen e saj për një bashkëpunim shumë të shpejtë me markën e prodhimit të aksesorëve të lëkurës Maureen-Kim Paris. Në faqen e kësaj firme produktesh cilësore lëkure bie në sy që targeti është femra e re, bashkëkohore, me stil, paksa casual e paksa elegante dhe gjithmonë me vetëbesim, por edhe femërore…që përputhet me imazhin e Elhaidës.

  Edhe pse kohët e fundit është ëmbëlsuar shumë me koleksionin CARAMEL të Class AV.

Megjithatë, tej humorit, duhet thënë që pak prej kimisë me mikeshën e saj, fotografen Orsola Mema të Class Photography dhe pak ose shumë prej talentit të saj para kamerës, Elhadia është shumë e zonja në sete fotografike, kështu që edhe bashkëpunimi me këtë markë mode, imagjinohet me lehtësi si i suksesshëm dhe i përshtatshëm për një artiste si Elhadia Dani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button