Shkëndija do të luajë para 80 mijë shikuesve në “San Siro”

Derisa të gjithë flasin për ndeshjen e nesërm etë Super Kupës së UEFA-s, që do të zhvillohet në stadiumin “Telekom Arena”, në anën tjetër në mediat italiane flitet për ndeshjen AC Milan – KF Shkëndija, ndeshje kjo që më 17 gusht do të zhvillohet në stadiumin legjendar “San Siro”.

Shkëndija me 17 gusht do të thyje një rekord sa i përket ekipeve nga Maqedonia, në një ndeshje që është vizituar nga shikues. Në fakt sipas informatave të medieve italiane, transmeton Portalb.mk, mësohet se tani më për ndeshjen e |Play-Off”it, “San Siro” do të jetë i stërmbushur dhe pritet të jenë 80.000 shikues, aq sa edhe është kapaciteti i këtij stadiumi të ekipit legjendar italian.

Deri më tani asnjë ekip nga Maqedonia nuk ka luajtur para një numër kaq të madh të shikuesve në historinë e futbollit të Maqedonisë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button