Transferim i papritur nga Barcelona te Liverpooli (FOTO)

Barcelona vazhdon të përshpejtojë negociatat për transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli.

‘MundoDeportivo’ nuk e përjashton mundësinë që braziliani 25 vjeçar sot të zyrtarizohet si lojtar i Barcelonës, përcjell Lajmi.net.

Në anën tjetër, Liverpooli ka pranuar të ulet në tavolinë me Barcelonën për të negociuar për Coutinhon, duke parë se edhe dëshira e lojtarit ka filluar të rritet për një kalim në ‘Camp Nou’.

Në marrëveshjen për Coutinhon, Jurgen Klopp sipas ‘MundoDeportivo’ dëshiron ta fus edhe Andre Gomesin, mesfushorin portugez, që nga Valencia vitin e kaluar iu bashkua Barcelonës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button