Hjeli: Është koha Koreja Veriore të kuptojë se më nuk luajmë

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Niki Hejli i përshëndeti sanksionet e reja kundër Koresë Veriore, si shenjë se bashkësia ndërkombëtare seriozisht merret me kërcënimet nga programi bërthamor i Pheninait.

“Është koha Koreja Veriore të kuptoj se më nuk luajmë”, tha Hejli derisa ishte mysafir në Fokus.njuz.

Këshilli i Sigurimit të KB-së vendosi sanksione të reja ndaj Koresë Veriore, të cilat munden për një të tretën t’i ulin të ardhurat vjetore në këtë vend nga eksporti, i cili për momentin arrin tre miliardë dollarë.

Sanksionet u vendosën në bazë të rezolutës, të cilën e propozoi SHBA-ja, si përgjigje në testimet më të reja të raketave balistike, të cilat Pheniani i ka kryer muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button