Sulm në një kishë katolike në Nigeri, 11 të vrarë

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 18 janë plagosur nga një komando që ka hapur zjarr në një kishë katolike në shtetin nigerian të Anambras.

Dëshmitarë kanë treguar që agresorët, të cilët kishin mbuluar fytyrën, kanë hyrë në kishën e St.Phipilips gjatë meshës, kanë individualizuar një person dhe e kanë vrarë. Më pas, kanë nisur të qëllojnë me armë kundër besimtarëve të tjerë, rreth 100, të pranishëm në kishë.

Sipas shtypit lokal, komandoja ishte në ndjekje të një baroni lokal të drogës. Ata e kishin kërkuar shënjestrën e tyre në fillim në shtëpi, por nuk e kishin gjetur.

Sipas mediave lokale, ata mësuan se ai ndodhej në kishë. Sapo mbërritën, nisën të qëllojnë duke drejtuar armët edhe tek besimtarët e tjerë. Në fillim u fol për 50 viktima, por burime të policisë kanë konfirmuar që vdekjen e vetëm 11 personave. Guvernatori i Amabras, Willie Obiano, ka vizituar vendin e sulmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button