fbpx

Borja e Kukësit pas 70 vjetësh lidhet me rrugë me Kosovën

Kukës, gusht – Në Shqipëri përmes Kosovës. Kështu do të ndodhë me fshatarët e Borjes në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri, pas ndërtimit të rrugës Borje-Glloboçicë, 3.9 kilometra e gjatë. Pas rreth 70 vjet izolimi, banorët e këtij fshati do të kenë mundësi të lidhen me Glloboçicën përmes një rruge të parametrave të lartë.

Me fondet e Qeverisë së Kosovës është drejt përfundimit rruga nga Glloboçica deri në kufi, rreth 1.4 kilometra, ndërsa Fondi i Zhvillimit Shqiptar (FZHSH) përmes një fondi prej rreth 470 mijë eurosh ka nisur ndërtimin e rrugës nga fshati Borje deri në kufi me një gjatësi prej 2.5 kilometrash, shkruan sot “Koha Ditore”.

Punimet konsistojnë në zgjerimin e trupit të rrugës, në ndërtimin e veprave të artit, ndërtimin e kanaleve anësore të rrugës, nënshtresat dhe shtresat asfaltike. Rruga do të jetë e pajisur me elemente të sigurisë rrugore, mbrojtëse anësore metalike dhe sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale.

Punimet parashikohet të përfundojnë në shkurt të vitit 2018.

Ndërsa rruga, Glloboçicë-Borje në pjesën e Kosovës është në gjatësi prej 1350 metrash, ndërsa shuma e projektit kap shifrën 200 mijë euro. Ky projekt është financuar nga Ministria e Infrastrukturës e Kosovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close