Kosova pret nga Asambleja në Pekin që të bëhet pjesë e INTERPOL-it

Autoritetet në Kosovë presin që gjatë muajit shtator, Kosova të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, të njohur me shkurtesën -INTERPOL.

Ata konsiderojnë Kosova i ka gjasat mjaft të mira që të pranohet në këtë organizatë. Ministri i deritashëm i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, tha për Radion Evropa e Lirë se anëtarësimi në këtë mekanizëm të sigurisë, është i një rëndësie të veçantë, transmeton Klan Kosova.

“Kosova do të ishte më efikase në luftën kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikimi të njerëzve. Duke u bërë shtet anëtar i INTERPOL-it, Policia e Kosovës do të kishte qasje në të dhënat e kësaj organizate dhe do të shkëmbente në mënyrë më intensive dhe do të bashkëpunonte më mirë me një organizatë, e cila është në nivelin global”, tha Hoxhaj.

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.

Duke folur nga pozicioni i ministrit të deritashëm, Enver Hoxhaj tha se deri në mbajtjen e Asamblesë së Përgjithshme, mekanizmat përkatës të institucioneve të Kosovës do të angazhohen maksimalisht që kjo çështje të ketë sukses, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button