Itali, shkrijnë akullnajat; Regjistrohet temperatura rekord

Temperaturat e larta që janë regjistruar në Itali javët e shkuara, kanë lënë shenjë në akullnajat e vendit, me një resort skish veror në Stelvio Pass që është detyruar të marrë vendimin historik dhe të pezullojë aktivitetet për shkak të gjendjes së rëndë të akullnajës alpine, shkruan Top Channel.

Një pjesë e madhe e Evropës jugore dhe lindore po shkrihet nën temperaturat mbi 40 gradë celsius si pasojë e një vale të nxehti që është quajtur “Lucifer” dhe që ka bërë që të përhapen zjarret në pyje, të dëmtohen të mbjellat dhe ka detyruar autoritetet të lëshojnë paralajmërime dhe këshilla për banorët.

Temperaturat ekstremist të larta, janë regjistruar edhe të Stelvio Pass në Alpe, në lartësinë e 3 mijë metrave mbi nivelin e detit.

Kombinuar me pak reshje bore gjatë tre viteve të shkuara, kushtet në akullnajë janë të vështirë dhe drejtori i resortit veror të skive, Umberto Capitani, thotë se skiatorët kanë shijuar ditën e fundit të tyre në borë, para mbylljes së resortit.

“Në orën gjashtë të mëngjesit, në lartësinë e 2770 metrave në Stelvio Pass, temperatura ishte 12 gradë celcius. Për këtë periudhë të vitit kjo është thuajse një temperaturë ekstreme. Kemi pasur shumë pak reshje bore në alpe prej tre vitesh tashmë dhe me të nxehtin ekstrem në dy javët e kaluara ne kemi telashe në pjesët e larta të akullnajës, ku praktikohen skitë edhe në verë. Tani, ne duhet të pezullojmë të gjitha aktivitetet deri në një datë të caktuar”, shprehet Umberto Capitani.

Pamjet nga ajri të filmuara me një dron, tregonin akullnajën në shkrirje me akullin zakonisht të bardhë që shihej vetëm në pjesët më të larta, në majë të malit. Shkrirja e akullnajave sjell edhe rreziqe të ndryshme, së pari humbjen e rezervave të ujit, por edhe rrit mundësinë e rrëzimit të shkëmbinjve duke rrezikuar jetët e njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button