fbpx

5 truke si të rrisni shpejt flokët

Na ka ndodhur të gjithave që sapo kalon ai entuziazmi i një prerjeje floku, ose një më të shkurtër se zakonisht, dëshirojmë të kthehemi sa më shpejt te gjatësia e mëparshme, apo jo?

Koha dhe durimi janë aleatët tanë më të efektshëm për rigjenerimin e flokëve. Por ka edhe diçka që mund të bëjmë ndërkohë që të ndihmojmë këtë proces natyror. Mos prisni për mrekulli të menjëhershme por shfrytëzoni këto truke të vogla për të përshpejtuar rritjen e flokëve!

Masazhoni lëkurën e kokës

Hapi i parë për një flok të shëndetshëm është masazhimi i lëkurës së kokës me lëvizje rrethore, në flokë të lagur ose të thatë. Masazhi stimulon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon për të ushqyer flokët në rritje. Do të relaksoheni së tepërmi.

Shmangni të nxehtin

Që të rriten, flokët kanë nevojë për një gjendje të mirë shëndetësore. Ndaj duhet të evitoni në maksimum ekspozimin në diell ose në vende të nxehta. Kujdes me piastrën! Temperaturat e larta përbëjnë një armik për flokun tuaj!

Prini majat

Kjo është një këshillë që parukieret tona e japin shpesh, por ne nuk na pëlqen ta zbatojmë. Në të vërtetë, ky proces ndihmon në rigjenerimin e flokëve.

Merrni vitamina

Vitaminat luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqenien e flokëve tuaj. Sidomos vitamina B, forcon flokët edhe thonjtë.

Shpëlajini me ujë të ftohtë

Një tjetër sekret që përshpejton procesin e rritjes është edhe shpëlarja me ujë të ftohtë. Kjo mënyrë parandalon edhe dëmet e shaktuara nga tharësja e flokëve ose piastra.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close