Talebanët në Afganistan vrasin 30 civilë

Militantët talebanë në provincën Sar-e Pol, në veri të Afganistanit kanë vrarë 30 civilë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Guvernatori i Sar-e Pol, Muhammad Zahir Vahdet, deklaroi se militantët kryen sulm në rajonin Mirzavlang. Në mesin e civilëve të vrarë gjendet edhe gra dhe fëmijë.

Vahdet deklaroi se dhjetëra familje janë arratisur nga talebanët drejt qendrës së qytetit.

Ai shtoi se forcat e sigurisë rezistuan me qëllim që talebanët mos të hyjnë në Mirzavlang, porse nuk morën mbështetjen e nevojshme nga Kabuli, për shkak të cilës u detyruan që të tërhiqen.

“Nëse në rajon nuk ndërmerret aksion, Sayyad mund të bie nën kontroll të talebanëve”, deklaroi Vahdet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button