Alarmante numri i të sëmurëve nga fruthi në Rumani

Vetëm për një javë në Rumani janë regjistruar mbi 100 raste të reja të të sëmurëve nga fruthi.

Në fillim të vitit në Rumani u paraqit epidemia nga fruthi dhe deri në këtë moment janë regjistruar 8.455 raste të sëmundjes si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Deri tani ka edhe 32 raste vdekjeprurëse, më së shumti në qarqet perëndimore ku niveli i vaksinimit është nën 50 për qind.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rumani mbi 200 mijë fëmijë midis moshës 9 muaj dhe 9 vjeç nuk janë vaksinuar kundër sëmundjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button