fbpx

Shkupi numëron orët nga Superkupa e UEFA-s, arrijnë Reali dhe Mançesteri

Shkupi është përgatitur për ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e Maqedonisë, Superkupa UEFA e cila krahas që do të sjell regjim të kufizuar të komunikacionit do të mundësojë frekuentim të saj nga figurat më eminente të futbollit ndërkombëtar, shkruan Portalb.mk.

Dueli i Superkupës së UEFA-s do të përballë Real Madridin dhe Mançester Junajtedin, të cilët tashmë kanë arritur në Shkup.

Organet e qytetit njoftojnë se të hënën dhe të martën më 7 dhe 8 gusht në sheshin “Maqedonia” do të hapet zona neutrale për tifozë.

Kjo zonë do të jetë e hapur në periudhën kohore 11:00-19:00 ora dhe në të do të ekspozohen trofetë e UEFA-s, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Superkupa. Mundësi fotografimi do të kenë të gjithë.

Për tifozët të cilët nuk kanë bileta për ndeshjen do të kenë mundësi që ndeshjen ta ndjekin nga këto zona neutrale për tifozë. Zona neutrale për tifozët e Mançesterit do të vendoset përskaj përmendores së Nënës Terezë, kurse ajo për të Realit në sheshin “Filipi i Dytë”.

Ushtrimet për ndeshjen lojtarët e Real Madridit do t’i mbajnë në ora 19:30 kurse do të qëndrojnë në hotelin “Aleksandër Palace”

Ekipi i Mançester Junajtedi do të qëndrojë në hotelin “Plaza” kurse ushtrimet do t’i realizojë në arenën nacionale “Filipi i Dytë” me fillim prej ora 17:30.

Apelohet që tifozët në stadium të paraqiten 90 minuta më herët prej kur fillon ndeshja.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close