fbpx

KSHZ pranoi datën e zgjedhjeve, pritet shpallja në Gazetën Zyrtare

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) kumtoi se është njoftuar për Altvendimin e nënshkruar për shpallje të Zgjedhjeve lokale nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe se pret që dokumenti t’i dorëzohet dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

“Pas publikimit të Aktvendimit për shpallje të zgjedhjeve lokale në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të mbajë seancë në të cilën do të miratohet Kalendari – afateve me të cilin do të konfirmohen aktivitetet zgjedhore dhe afatet për zbatim të tyre, me ç’rast do të fillojë zbatimi i zgjedhjeve lokale”, njofton KSHZ-ja dhe shton se në kohë do të informojë për marrjen e të gjithë aktiviteteve për organizim dhe zbatim të zgjedhjeve.

Përndryshe, sot kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale në Maqedoni të cilat do të mbahen më 15 tetor dhe paralajmëroi se Kuvendi i Maqedonisë do të punojë por që nuk do të mbajë seanca paralamentare duke filluar që nga 25 shtatori.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close