Kryeparlamentari Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale (VIDEO)

12:15-Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale në Maqedoni të cilat do të mbahen më 15 tetor dhe paralajmëroi se Kuvendi i Maqedonisë do të punojë por që nuk do të mbajë seanca paralamentare duke filluar që nga 25 shtatori, njofton Portab.mk.

LEXO: Zgjedhjet lokale, Tuntev: Presim fitore bindëse në interes të qytetarëve

LEXO: KSHZ pranoi datën e zgjedhjeve, pritet shpallja në Gazetën Zyrtare

“Meqenëse fushata zgjedhore fillon njëzet ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ju njoftojë se Kuvendi do të punojë por që nuk do të mbajë seanca plenare kjo është që me qëllim që deputetët t’i kushtohen plotësisht fushatës zgjedhore dhe kështu të mos ketë mundësi që seancat të shndërrohen në fushata zgjedhore”, tha Xhaferi.

Fushata zgjedhore do të fillojë njëzet ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 15 tetor të 2017-s.

___________________________________________________

Kuvendi i Maqedonisë sot pritet që të përfundojë me debatin sa i përket rebalansit të buxhetit, që më pas në rend dite të vjen edhe shkarkimi i prokurorit publik, Marko Zvërlevski. Sot pritet edhe shpallja e zgjedhjeve lokale, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç edhe u paralajmërua, zgjedhjet lokale do t’i shpall kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi i cili sot do të nënshkruajë Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Siç kumtoi Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të RM-së,  Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale Xhaferi do ta shpallë në ora 12:00 në Kabinetin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button