Ky është reagimi i VMRO DPMNE-së ndaj ligjit të gjuhëve

VMRO DPMNE-ja opozitare vlerëson se propozim ligji për përdorimin e gjuhëve është në kundërshtim me kushtetutën dhe si i tillë kjo partia nuk do ta mbështesë.

“Mjafton të shikoni nenin 1 të Ligjit për Maqedoni dygjuhësore të cilin e propozojnë Zaevi, Hazbi Lika dhe Radmila Sheqerinska, do të shihni se ky ligj dhe ky nen bie ndesh me normat kushtetuese të Kushtetutës së RM-së. Ne nuk mundemi e as nuk guxojmë të mbështesim ligj që bie ndesh me Kushtetutën. E dyta, gjatë kohë paralajmëronim, edhe gjatë fushatës parazgjedhore edhe pas fushatës, se Zaevi është marionetë që nuk i mbron interesat nacionale të Maqedonisë, por të njëjtat i shet përmes Platformës së Tiranës, përmes Marrëveshjes me Sofjen, me qëllim që t’u ik veprave penale që i ka bërë”, deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button