Prezantohen rezultatet e fundit nga puna e sektorit të sigurimeve

Agjencia për Supervizion të Sigurimit në Maqedoni, në një konferencë për media ka prezantuar rezultatet e fundit nga puna e sektorit të sigurimeve në vend, për periudhën nga janari deri në qershor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Klime Poposki, kryetar i këshillit të ekspertëve, në gjysmën e parë të vitit 2017, ka pasur një rënie të sigurimit të pronës ndërkohë është shënuar rritje në numrin e marrëveshjeve të shitura.

Sa i përket vet fushatës për sigurim dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e blerjes së polisës së sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet dhe përmbytjet, u tha se një gjë e tillë do të duhet të bëhet nga industria e sigurimeve, por Poposki shtoi se ata janë duke punuar në drejtim të dukimit të popullatës përmes fushatave ambicioze për të qenë të pranishëm me broshura të ndryshme, reklama dhe fletushka.

Ai tha më tej se gjatë muajit shtator, Maqedoninë do ta vizitojë një delegacion i lartë nga Banka Botërore i cili do të ofrojë zgjidhje përmes partneritetit publiko-privat, që përmes një mekanizmi të sigurimit të mundësohet qasje më e lehtë në produktet e sigurimit.

Zoran Stojanovski nga Agjencia për Mbikëqyrje dhe Sigurim, në konferencën e sotme për media tha se në 15 kompani janë të punësuar 1.927 persona që është një rritje nga viti i kaluar për 17.43 për qind.

Sa i përket sigurimit të pronës së patundshme, është realizuar një premi e polisuar bruto në vlerë prej 3.97 miliardë denarë që është një rritje prej 1.2 për qind në krahasim me vitin 2016.

“Nga ana tjetër, numri i kontratave të nënshkruara arriti në 615.986 që është një rritje prej 6.5 për qind në krahasim me vitin 2016”, tha Stojanovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button