Nimic – njeriu i cili 23 vite ia kushtoi një fjalë

Kanë kaluar 26 vjet nga shpërbërja e Jugosllavisë, me të cilën u formua edhe Republika e Maqedonisë. Gjatë tërë kësaj kohe, shteti i sapoformuar nuk kishte emër zyrtar, ndërkombëtarisht të pranuar, sepse Greqia e kundërshtoi emrin “Maqedoni”. Pothuajse gjatë gjithë këto vite, një njeri ka punuar që ta zgjidhë problemin, shkruan Aleks Marshal nga Bi-Bi-Si, i cili publikoi një bisedë me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara në kontestin për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë, Methju Nimic.

Ndërmjetësuesi shumëvjeçar Nimic, dëshiron paraprakisht të bëhet e qartë se ajo që është ndërmjetësues nuk do të thotë se i ka kaluar 23 vitet e kaluara duke menduar vetëm për një fjalë – Maqedoni.

“Ndoshta kam menduar për këtë fjalë më gjatë se askush tjetër, duke përfshirë edhe në atë vend. Por, kjo nuk është diçka që e bëj me orar të plotë të punës”, thotë diplomati amerikan 78 vjeçar.

Nimic është i angazhuar në negociatat për kontestin më të çuditshëm ndërkombëtar në botë nga viti 1994. Baza është në atë që Greqia e kundërshton emrin e Maqedonisë dhe refuzon t’i lejohet pranimi në NATO ose në Bashkimin Evropian, derisa emri të ndryshohet. Greqia thotë se emri Maqedoni, sugjeron pretendime territoriale ndaj provincës veriore greke Maqedoni dhe se bëhet fjalë për tentim që të përvetësohet trashëgimia kombëtare greke. Sipas Greqisë, Maqedonia do të duhet të shfrytëzojë emër si “Skopje”, sipas kryeqytetit të Maqedonisë.

Nga ana tjetër, Maqedonia përgjigjet se populli i saj ka një histori e cila shkon mbrapa deri në mbretërinë e lashtë Maqedonia të Aleksandrit të Madh dhe se është normale që shteti të quhet Maqedoni.

Si pasojë e kontestit, udhëtarët të cilët hyjnë në Greqinë veriore nga Republika e Maqedonisë, ose anasjelltas, në të dyja anët e kufirit i presin shenja të cilat iu dëshirojnë mirëseardhje në Maqedoni.

Në fillim të mandatit të tij, Nimic ishte i dërguar special i presidentit Bill Klinton, ndërsa nga fundi i vitit 1999 është i dërguar i sekretarit të përgjithshëm të KB-së. Detyra e tij është që t’i nxit dy vendet gradualisht të lëvizin ndaj arritjes së zgjidhjes së kontestit. Për këtë punë, Nimic merr kompensim simbolik prej 1 dollar në vit.

Maqedonia hyri në Kombet e Bashkuara, ashtu që u pajtua që zyrtarisht t’i drejtohen si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM), por kjo nuk u mendua si zgjidhje e përhershme e problemit dhe krijoi shumë vështirësi të reja.

“Është shumë e vështirë të përdoret kjo shprehje në fjali”, thotë Nimic. Ish-sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun njëherë u hutua dhe tha “Ish Republika Jugosllave e Jugosllavisë”.

“Duhet ta zgjidhësh këtë kontest”, më ka thënë Ban, “do të çmendem nga ai”, përkujtoi Nimic.

Edhe krahas vijim jashtëzakonisht të ngadalshëm të negociatave, Nimic asnjëherë seriozisht nuk ka menduar që ta braktisë pozitën.

“Disa njerëz mendojnë se puna ime është të ulem këtu dhe vazhdimisht të paramendoj mbiemra – Maqedoni e re, Maqedoni e Epërme. Kjo kjo çështje ka rëndësi historike, është me rëndësi në kontekstin e ndërtimit të shtetit”, thotë Nimic.

Në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, kur Nimic u përfshi në detyrë, druhej se kontesti mund të dalë jashtë kontrolli. Greqia kundërshtonte në emrin e Maqedonisë që nga viti 1991, kur shtetasit e Maqedonisë shpallën pavarësi nga Jugosllavia. Vitin tjetër, një milionë grekë, një e dhjeta e popullatës së tyre dolën në rrugët e Selanikut për të protestuar. Protestat e rrëzuar Qeverinë, ndërsa Qeveria e re e kryesuar nga Andreas Papandreu i mbylli portet greke për kompanitë e Maqedonisë dhe e shpalli Maqedonisë si kërcënim real dhe aktual për Greqinë.

Nimic ka nivel befasues të lartë të mirëkuptimit për qëndrimet greke se maqedonasit mund një ditë të fillojnë të marrin drejtësi në territorin grek.

Edhe krahas të gjitha vështirësive, NImic fillimisht ka konsideruar se do të mund të gjejë zgjidhje të shpejtë të kontestit. Kështu kanë menduar edhe politikanët udhëheqës të Maqedonisë.

Nimic është optimist se së shpejti mund të vijë koha për zgjidhjen e kontestit. Kjo është pjesërisht për shkak të udhëheqësisë së re në Maqedoni – socialdemokrati Zoran Zaev u bë kryeministër sivjet pas krizës së gjatë politike. Por, pjesërisht optimiste është sepse Maqedonia duhet të gjejë zgjidhje për kontestin që të afrohet deri te realizimi i qëllimeve të tyre për hyrje në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Kjo do t’i sjell siguri, legjitimitet dhe mundësi të reja ekonomike si dhe ndjenjë të vazhdimësisë”, thotë Nimic, duke shtuar se me një hap të tillë do të zvogëlohen edhe tensionet midis maqedonasve dhe shqiptarëve, të cilët e përbëjnë një të katërtën e popullatës. Në vitin 2011, këto tensione e sollën vendin në skaj të luftës qytetare.

Por, Nimic pranon se do të ejtë vështirë të binden votuesit në të dy shtetet. Liderët e Maqedonisë premtuan se çfarëdo marrëveshje do të vihet në referendum. Sipas Nimic, një pjesë e zgjidhjes së problemit është të inkurajohen qytetarët të mos shohin në të si në çështje të identitetit nacional.

“Një qytetar i thjeshtë në Shkup nj[herë më tha se kur zgjohet në mëngjes, para pysqyres i thotë vetes se është maqedonas. Nesër, kur të zgjohem sërish, pret që t’i them vetes se jam maqedonas i ri apo maqedonas i epërm? Iu përgjigja se shqetësimi i tij është i kuptueshëm, por se është e gabueshme të shihet në atë mënyrë ndaj çështjes. Ne vetëm flasim për formulim të emrit për shtetin i cili do të përdoret në qëllime diplomatike. Kjo nuk do të ndikojë në qytetarin e zakonshëm. Nuk negociojmë për identitetin. Të bëhej fjalë për negociata për identitetin, unë do t’i braktisja”, thotë Nimic.

Çështje e identitetit është me rëndësi”, thotë Nimic, edhe pse vetë është “ithtar i madh i globalizmit”.

“Konsideroj se ne si lloj kemi aspekt të caktuar fisnor dhe se është vështirë të ndjehesh rehat në botë globale, madje edhe për njerëz si unë”, shton ndërmjetësi.

Gjatë tërë këtyre viteve, ka ndodhur vetëm një moment kur Nimic ka arritur t’i bashkojë të dyja palët. Ajo ndodhi kur Maqedonia vendosi statuja të shumta të Aleksandrit të Madh në qytetet e veta dhe e emëroi aeroportin kryesor sipas tij, që shkaktoi mllef në Greqi.

“Përderisa ndodhte kjo, i thashë një gazetari nga Shkupi se nuk e kuptoj tërë këtë, sepse Aleksandri i Madh ishte lider i madh ushtarak, por ka rrafshuar shumë qytete dhe ka vrarë shumë njerëz. Më shqyen për atë deklaratë – nga të dyja anët. Pak mungonte që të jap dorëheqje”, thotë Nimic.

Ai sapo e përfundoi raundin më të ri të bisedimeve rreth kësaj çështje, duke u takuar me politikanë në Shkup dhe me minsitrin grek të Punëve të Jashtme. Nimic insiston se është e mundur t arrihet zgjidhje, por për momentin është i zënë duke e planifikuar pushimin e tij, dhe atë “në një kasolle të vogël mbi rrethin Arktik, ku migrojnë drerët karibu”. E pyesim nëse kjo do të jetë mundësi e mirë të ikë nga çështjet e identitetit nacional dhe vetëpërcaktimit.

“Paj jo nuk është mu ashtu, nëse i kemi parasysh Popujt e parë të Kanadasë”, u përgjigj Nimic, dhe fillon me entuziazëm ta sqarojë debatin në Kanada për vetëpërcaktim të popujve të saj autokton. Menjëherë bëhet e qartë se dashuria ndaj pyetjeve të këtilla është ajo që i ndihmoi 23 vite të jetë i kyçur në një kontest rerth një emri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button