Një shtetas hungarez, pjesë e pronësisë së “TV Alfa”

Petar Shac nga Budimpeshta e Hungarisë këtë javë u bë njëri nga pronarët e televizionit të Maqedonisë me koncesion nacional “TV Alfa”, tregojnë të dhënat nga Regjistri Qendror i kopanive, njofton Portalb.mk.

Këtë verë në pronësi të “TV Alfa” ka hyr edhe një person relativisht i panjohur nga Zemuni i Serbisë, Goran Ballaqak.

Të dy së bashku e kanë pjesën më të madhe në Televizion, në të cilën si pjesë e strukturës pronësore paraqiten edhe disa ndërmarrje. “BIRN” është përpjekur që ta kontaktoj Petar Shac, dhe ta pyes për planet e tij me këtë shtëpi mediale, po ai nuk u është përgjigjur e-mailave të dëguar në adresën që e ka vendosur në dokumentin zyrtare.

“TV Alfa” ka filluar të emitojë program që në vitin 2008. Pronar kryesor në atë kohë ishte biznesmeni Shterjo Nakov nëpërmjet kompanisë “Fershped”, megjithatë në shtator të vitit 2013 nëpërmjet kompanisë “CHS Invest Grup”, biznesmeni serb Veselin Jevrosimoviq i ka blerë 56% të aksioneve të televizionit.

Prej atëherë në mënyrë drastke është ndërruar politika redaktuese e këtij televizioni. “TV Alfa” u bë përkrahës i hapur i VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button