Nëse nuk do ishte bërë aktore, Angelina Jolie do kishte zgjedhur një profesion të frikshëm

Ajo është një yll në Hollywood, jo vetëm për shkak të pamjes së saj, por edhe për talentin në aktrim. Po flasim për të bukurën Angelina Jolie.

Aktorja që prej vitit të kaluar nuk po kalon një periudhë të mirë në jetën e saj, pasi divorci me Brad Pitt sigurisht që ka lënë gjurmë tek ajo, shkruan Revista Class.

Gjithsesi sot nuk do flasim për të divorcin e Jolie, por për profesionin që ajo do kishte zgjedhur nëse nuk do ishte bërë aktore. Kur të gjithë mendojmë se mund kishte ëndërr të bëhej aktore, mjeke…Jolie na suprizon me dëshirën e saj.

“Do doja të isha drejtuese funeralesh”, -ka deklaruar Angelina Jolie.  Si për ta sqaruar këtë dëshirë të sajën, Jolie ka dhënë këtë shpjegim”Tingëllon shumë e ҫuditshme, e errët dhe ekcentrike, por në fakt kjo vjen si burim i një dhimbje të madhe. Kur gjyshi im ndërroi jetë, unë mbeta tejet e pakënaqur nga funerali. Vdekja e dikujt, mënyra se si familja e përjeton dhe domethënia e vdekjes në vetvete duhet të adresohet në një tjetër mënyrë”.  Edhe pse ngjan e çuditshme dhe e frikshme, nga Angelina edhe e presim një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button