Prishtina me dy super-transferime (FOTO)

Prishtina ka arritur marrëveshje me dyshen që janë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, Getart Hysenin dhe Oso Gjinovcin, transmeton Lajmi.net.

Dy lojtarët sezonin e shkuar luajtën për Besën, ku kishin mjaftë sukses.

Prishtina e ka zyrtarizuar marrëveshjen në faqen e tyre në facebook.

“Për Gjinovcin dhe Hysenin ka vetëm një shtëpi dhe një adresë ai është kryeqyteti. Oso Gjinovci dhe Getart Hyseni janë rikthyer aty edhe ku nisen karrierën e tyre në Futsal. Kjo dëshmon edhe njëherë se klubi i kryeqytetit ka derën hapur për djemtë prishtinas për të vazhduar synimin me një moto Një jetë, një Prishtinë”.

“FC Prishtina Futsal nga sot ka arritur marrëveshje me Gjinovcin dhe Hysenin, ku për tri vitet e ardhshme kanë nënshkruar me klubin e kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e klubit .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button