“Karma” nga Flori si “Despasito” shqiptare (VIDEO)

Të ndikuar nga suksesi shumë i madh i hitit botëror “Despasito” djelmoshat e Threedots, janë munduar munduar të sjellin një “Despasito” shqiptare, shkruan Portalb.mk.

Flori Mumajesi, Bruno, Klajdi dhe DJ Vicky nga “ThreeDots” kanë publikuar projektin e tyre më të ri me titull “Karma”.

Kënga është shumë verore dhe e tëra është e kënduar në gjuhën spanjolle, për tekstin e së cilës janë përkujdesur Bruno dhe Klajdi. Duhet ta pranojmë që djelmoshave ju shkon shumë mirë të këndojnë në këtë gjuhë.

Kënga është produkt i “ThreeDots”, ndërsa për muzikën është kujdesur Flori Mumajesi.

ImagineFilms ka realizuar një videoklip tipik veror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button