Taravari: Ligji për përdorimin e gjuhëve do të kalojë në njëqind ditët e para në Qeveri

“Janë pajtuar të gjitha palët dhe nuk ka pengesa për shqyrtimin e ligjit të gjuhëve, propozimi do të kalojë në seancë qeveritare në njëqind ditët e para nga puna e përbërjes së re qeveritare”, porositi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi Portalb.mk.

“Ligji do të kalojë në Qeveri dhe do të dërgohet në Komisionin e Venedikut. Ne, si parti atë që e kemi thënë para zgjedhjeve, si Lëvizje e reformave në PDSH, këtë e kemi thënë ditën e parë kur kemi hyrë në Qeveri, atë e themi edhe tani. A do ta lëshojmë ne qeverinë nëse nuk realizohet kjo? Nuk ka nevojë ta lëshojmë, jemi të koordinuar dhe kjo të kalojë”, deklaroi Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button