Junker kundër pranimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker ka thënë se nuk është për atë që vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të hyjnë në Bashkimi Evropian.

Megjithatë, ai ka theksuar se vendeve të Ballkanit nuk bën t’i merret perspektiva evropiane, transmeton Koha.net.

Në një intervistë për “Politiko” Junker ka thënë se “nëse BE-ja shpërbëhet, ashtu si po pohon Tramp, Ballkani Perëndimor do ta humbiste perspektivën evropiane“.

“Nuk jam për atë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen shpejt BE-së, por nëse atyre ua marrim perspektivën evropiane, atëherë sërish do të kemi atë që e kemi pasur në vitet e 90-ta. Në këtë kuptim stabiliteti i përbërjes së BE-së është parakusht që Ballkani të mos jetë sërish në luftë, shpresoj se Tramp e kupton këtë”, ka thënë Junker.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button