Përmendorja e Nënë Terezës në sheshin e Shkupit ende është duke u ndërtuar

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Greuvski me 02.05.2015, në fjalimin e tij në Kongresin e 15 partiak në Kumanovë, premtoi se qeveria e atëhershme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ndërtojë përmendoren e Nënë Terezës në sheshin e qytetit në Shkup, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Në lidhje me Shkupin 2014 ndoshta gabimi jonë është që deshëm të ndërtojmë gjithçka që kishe mbetur përnjëherë. Ky projekt për fat të mirë ka më shumë mbështetës se ka kundërshtime, por gjithsesi duket se është zvarritur shumë. Në pjesën e përmendoreve ende ka ngelur ajo e Nënë Terezës e cila u financua me mjete nga buxheti. 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e përmendores së Nënë Terezës në sheshin “Makedonija” në Shkup, është premtim i VMRO-DPMNE-së i realizuar pjesërisht, i cili në maj të vitit 2015 e lajmëroi lideri i partisë Nikolla Gruevski. Duke folur në Kongresin e 15 të VMRO-DPMNE-së, Gruevski atëherë, siç transmetuan mediumet, mes tjerash, tha se “projekti Shkupi 2014 do të përfundojë me përmendoren e Nënë Terezës”. Sipas tenderit të cilin e publikoi Ministria e Kulturës në shtator të vitit 2015, afati për përfundimin e përmendores ishte 18 muaj. Duke pasur parasysh se ndërtimi i saj filloi në tetor të vitit 2015, ai duhej që të përfundojë në vitin 2017, përsëri deri më tani (01.08.2017) kjo nuk ka ndodhur. Ndërtimi i përmendores së Nënë Terezës, përndryshe nuk është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare  2014-2018, të titulluar si “E verifikuar” për arsye se duhej që të ishte donacion, gjegjësisht t’a ndërtojë biznesmeni Subrata Roj. Por, pasi që ai u gjykua me dënim me burg në vendin e tij, dhe me këtë u pamundësua edhe realizimi i projektit, atëherë qeveria e VMRO-DPMNE-së, përmes Ministrisë së Kulturës, e mori këtë projekt. Me 03.09.2015 u publikua informacioni se, në pajtim me tenderi, përmes Ministrisë së Kulturës, nga buxheti i shtetit do të ndahen 5.5 milion euro, të destinuara për përmendoren e Nënë Terezës.

Për përmendoren e Nënë Terezës, Ministria e Kulturës do të harxhojë 5,5 milion euro. Pasi që nuk u realizua donacioni i Subrata Roj i cili përfundoji në burg në Indi, qeveria e Maqedonisë përmes Ministrisë së Kulturës do të financojë përmendoren. Sipas të dhënave nga Zyra për prokurim publik, tenderi për ndërtimin e përmendores ka fituar kompania ndërtuese “Beton” Shkup, me të cilën para dy ditësh, Ministria e Kulturës ka arritur marrëveshje. Në marrëveshje shkruhet që objekti duhet të ndërtohet në afat prej 18 muajsh (mars 2017).  

Me 02.10.2015, mediumet informuan se ka filluar ndërtimi i përmendores Nënë Tereza.

Në heshtje, natën dhe pa ceremoni standarde me lopata dhe fjalime, kompania “Beton” e angazhuar nga Ministria e Kulturës filloi ndërtimin e përmendores së Nënë Terezës. Për nevojat e përmendores së shkupjanes Agnesa Gonxhe Bojaxhiu, me vlerë prej 5,6 milion euro, në parcelën ndërtuese janë prerë edhe 8-9 gështenjat e fundit të cilat me dekada qëndrojnë në sheshin qendror “Maqedonia”

Duke pasur parasysh afatin e dhënë në marrëveshjen për ndërtim- 18 muaj, ndërsa koha kur ka filluar të ndërtohet përmendorja – tetor 2015, do të thotë se projekti duhej që të përfundonte deri në mars të vitit 2017. Me 03.01.2017, portali Billd lajmëroi se është rritur konstruktimi  për përmendoren e Nënë Terezës.

Kriza politike në vend ka nxitur probleme më ndërtimin e monumentit e Nënë Terezës në sheshin “Maqedonia”. Pas 15 muajve nga fillimi i ndërtimit, operativa ndërtuese “Beton” nga Shkupi përfunduan kontruksionin e objektit të ardhshëm i lart 32 metra. Ngritja e konstruksionit është faza e parë dhe më e rënda e këtij projekti, pas të cilës vjen monumenti i asaj që është menduar të ngjasojë me Nënë Terezën nga ana e Ministrisë së Kulturës. Për parcelën me sipërfaqe prej 621 metra katrorë deri më tani janë harxhuar 5,6 milion euro nga buxheti i shtetit. I ashtuquajturi “objekt i kompozicionit skulpturorë” duhet që të përfundojë përgjatë vitit 2017. 

Me 24.05.2017, u publikua se ka filluar vendosja e bazës për përmendoren e Nënë Terezës.

Përmendorja e Nënë Terezës, me vlerë prej 5,5 milion euro, të cilën e ndërtoi Ministria e Kulturës në zemër të Shkupit, merr imazhin final të saj. Elementet përforcuese dhe izoluese pothuajse janë gati. Nga punët në terren mund që të vërehet se momentalisht punohet në përforcimin e mermerit dhe vendosjen e bazës. 

VMRO-DPMNE përfshiu këtë projekt edhe në programin parazgjedhor në zgjedhjet parlamentare 2017-2020, të titulluar si “Realja”(faqe 431). Afati i realizmit të projektit në këtë program është qershori i vitit 2017. 

Ministria e Kulturës. Buxhet: 343.000.000 denarë. Afati: qershor 2017  Vazhdojmë me realizimin e Projektit me të cilin do të nderohet figura dhe vepra e shkupjanes së njohur Shën Nënë Tereza: 

Por, partia e Nikolla Gruevskit, nuk fitoi besimin në zgjedhjet e fundit parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016 dhe për këtë, afati për realizmin e projektit mbetet muaji mars 2017. Deri më tani (01.08.2017) në mediume nuk është publikuar informacioni se përmendorja e Nënë Terezës është ndërtuar plotësisht dhe ka përfunduar. Atë që ekipi i “Vërtetmatësit” mundi të vërej në terren është se objekti nuk  është ndërtuar dhe se ende punohet në realizmin e tij. Me ndërrimin e qeverisë, ministri i ri i Kulturës, Robert Allagjozovski, me 29.05.2017, informoi se projekti “Shkupi 2014” është ndaluar dhe është duke u shqyrtuar.

Shkup i 2014 duhet menjëherë ta ndërpresim sepse është si kutia e Pandorës, çdo ditë, në errësirë dalin përmendore të reja, skulptura, pasazhe për të cilat askush nuk ka nevojë, ndërsa i paguajmë shumë shtrenjtë”, thotë Allagjozovski për agjencinë Makfaks, transmetim i Deutsche Welle. 

Me 28.07.2017, Allagjozovski formoi Grupin punues për përpunimin e Analizës për realizmin dhe pasojat e projektit Shkupi 2014. Mngelet e paditur se çka do të ndodh me përmendoren e Nënë Terezës dhe nëse ose kur do të përfundojë ndërtimi i saj. Përgjigjen për këtë pyetje e kërkuam nga Ministria e Kulturës, por nuk e morëm. Duke pasur parasysh faktin se premtimin e parë, afati për realizimin e projektit është mars 2017, si dhe atë  se pjesa më e madhe përmendores është ndërtuar ndërsa ende punohet në të, mund që të përfundohet se premtimi i VMRO-DPMNE-së për ndërtimin e përmendores së Nënë Terezës në sheshin në Shkup, është pjesërisht i realizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button