Kooperativa dhe tokë e konsoliduar për bujqësi konkurrente

Nëse dëshirohet të ketë bujqësi moderne, konkurrente, e orientuar drejt eksportit, Maqedonia duhet ta zhvillojë kooperativizmin dhe ta zbatojë procesin e bashkimit të sipërfaqeve të përpunueshme, porosisin ekspertët vendor dhe të huaj.

Por, kjo është nënvizuar edhe në të gjitha analizat e përgatitura viteve të fundit, ndërsa e tregojnë edhe përvojat e deritanishme.

Kooperativizmi është tashmë një nga segmentet kyçe të politikës agrare të Maqedonisë. Nënkupton bashkim i tokës që, ndërkaq do të thotë garancë për zbatim cilësor, të harmonizuar, prodhim planor, zbatim të teknologjive të larta, praktikë të mirë bujqësore, plasman të sigurtë, miratim të tregjeve të huaja,… Përmes formimit të kooperativave, bujqit mund edhe më lehtë të aplikojnë për mbështetje financiare nga shteti dhe nga fondet IPARD.

Bashkimi i tokës, ndërkaq është segmenti i dytë i rëndësishëm ndaj të cilëve bujqësia e Maqedonisë duhet të përkushtohet. Struktura momentale e pavolitshme e sipërfaqeve bujqësore të cilat janë të vogla dhe të fragmentuara, ka ndikim të drejtpërdrejtë negativ ndaj ekonomizimit, , të ardhurave dhe përfitimit të ekonomive bujqësore.

Plotësisht, pronat e vogla bujqësore janë fragmentuar në pesë dhe më shumë parcela hapësinore të largëta me madhësi prej vetëm 0,2 hektarë mesatarisht. Për shkak të imtësimit, një pjesë e madhe e parcelave nuk kanë qasje deri te rruga dhe deri te sistemet prë ujitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button