Dorëzohet propozim-ligj për rritjen e rrogave në sektorin publik

“Duke u nisur nga nevojat reale të të punësuarve në sektorin publik, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në Kuvendin e Maqedonisë kanë dorëzuar propozim-ligj për rritjen e rrogave në sektorin publik për 5%”, deklaroi sot në konferencë për shtyp, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Zekir Ramçilloviq, njofton Portalb.mk.

Ai tha se ky ligj parasheh rritje të rrokave në sektorin publik për 5% në vitin 2018 dhe plotësisht rritje prej 5% në vitin 2020.

Me këtë propozim-ligj parashihet rritja e rrogave të të punësuarve në shtet dhe në administratën publike, do me thënë në shëndetësi, arsim, polici, armatë dhe në ndërmarrjet publike. I njëjti ligj paraqet premtim parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së dhe paraqet nevojë reale për të punësuarit”, deklaroi Ramçilloviq.

Ai shtoi se nga VMRO-DPMNE janë të kënaqur që ky ligj ka kaluar në Komisionin Kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale, ku ka marrë mbështetje edhe nga deputetët që nuk janë pjesë e koalicionit të tyre.

“Propozim-ligji së shpejti do të gjendet edhe në seancë kuvendore dhe VMRO-DPMNE sinqerisht shpreson që LSDM do ta tejkalojë vetveten dhe interesat partiake dhe do të japë mbështetje për të njëjtën”, theksoi Ramçilloviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button