‘Ke zgjatur këmbët me photoshop’, Armina Mevlani detyrohet t’u sqarojë ndjekësve të vërtetën e fotos

Një foto e postuar në profilin e saj në Instagram ka shkaktuar shumë reagime. Fashion Blogger-ja shqiptare Armina Mevlani është vendosur në qendër të kritikave nga ndjekësit në rrjetet sociale,  të cilët e kanë akuzuar se ka përdorë shumë photoshop për të zgjatur këmbët, shkruan Class.

Mbrëmjen e djeshme, bukuroshja Armina postoi një foto teksa shijon akulloren e saj, ku dhe shkruan në anglisht: “Ti nuk mund ta prekësh akulloren time!”

Por kaq ka mjaftuar dhe një lumë komentesh negative kanë vërshuar në profilin e saj.

E gjendur përballë kaq shumë kritikave, Armina është detyruar të sqarojë të gjithë ndjekësit e saj se nuk pa përdorë photoshop, por është thjesht poza që ajo ka zgjedhur.

Sigurish ajo është një modele dhe i di mjaft mirë sekretet për t’u dukur sa më bukur.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button