Komuna e Gostivari të premten do të zbatojë spërkatje kundër mushkonjave

Vetëqeverisja lokale e Gostivarit paralajmëroi se në fund të javës do të bëhet dezinstektim i më shumë vendeve dhe apelon deri te bletarët të ndërmarrin aktivitete në kohë për mbrojtjen e familjeve bletare.

“Të premten (4 gusht) do të bëhet spërkatje e rajonit të komunës së Gostivarit kundër mushkonjave dhe dëmtuesve tjerë. Dezinsketimi do të bëhet në mbrëmje prej orës 21 deri në orën 1, si dhe në orët e hershme të mëngjesit prej 3 deri 6, nëse lejojnë kushtet atmosferike. Në rast të motit me shij dhe erës së fuqishme, dezinsektimi do të shtyhet për ditën e ardhshme ose ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike”, theksohet në kumtesën e shërbimit për informim të Komunës së Gostivarit.

Me planin për dinamikën e aktiviteteve, dezinsektimi do të zbatohet në katër lokacione, brigjet e Vardarit nëpër rrjedhën e në fshatin Raevn, pjesë rreth kanalit për ujitje në lagjen Maleardi, lagjja Fazaneria përgjatë kanalit për ujitje dhe rreth brigjeve të lumit Jahorka në fshatin Forinë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button