Fitore heroike e Chelseat

Chelsea ka arritur të shënojë fitore të madhe në Stamford Bridge ndaj Wiganit me rezultat 2-1, në një sfidë tejet dramatike e cila u vendos në minutat shtesë.

I gjithë takimi shkoi me dominim të Bluve, ku shkëlqeu portieri mysafir, i cili bëri disa intervenime kruciale.

Branislav Ivanovic kaloi në epërsi Chelsean pas 62 minutash lojë me asistimin e Raul Meireles. Sidoqoftë, në fund dominimi i vendasve nuk vleu për asgjë, pasi Diame shënoi për 1-1 dhe shokun në tribunat e stadiumit Stamford Bridge.

Mirëpo, kur ke lojtarë të mëdhenj në ekip gjithçka është e mundur. I tillë është Juan Mata, i cili shënoi për 2-1 në minutën e fundit shtesë (90+2’).

Me këtë fitore Chelsea prek pozitën e pestë me 56 pikë, tre pikë më pak se vendi i tretë Tottenhami që barazoi ndaj Sunderlandit. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button