Enis Bardhi fillon kampanjën e FC Shkupi, “PËR SHKUPIN TONË” (VIDEO)

Skuadra e FC Shkupit ka filluar një kampanjë për shitjen e kartelave sezonale, e ku janë kyçur një numër i madh i sportistëve, artistëvë dhe bashkatdhetarëve, duke bërë ftesë që të gjithë të blejnë një të tillë dhe njëkohësisht u është bërë thirrje edhe donatorëve që të ndohmojnë skuadrën shkupjane, që po garon ën Ligën e Parë, por që gjatë viteve kishte edhe probleme financiare, duke mos gjetur sponsor të përhershëm dhe stabil
Në vazhdim ju sjellim kumtesën e plotë të FC Shkupi, që është publikuar në faqen zyrtare, ndërsa njëkohësisht në kët kampanj i pari që e ka nisur, është ish-futbollisti i Shkupit, tani më anëtar i Levante UD, skuadër kjo që garon në Primera Division të Spanjës.

“Të nderuar qytetar të Shkupit dhe bashkëkombës shqiptar kudo që gjendeni, skuadra e FC Shkupit edhe këtë sezon do të fillojë të aplikojë shitjen e kartelave sezonale.
Duke mësuar nga përvoja e klubeve të mëdha evropiane tani më ka filluar që të jetë përvojë që edhe skuadra jonë që ka një numër të madh të shikuesve, sidomos në ndeshjet që luan si nikoqire të shiten kartelat vjetore (Member Card ) e cila do të jetë në vlerë prej 1.500 denarë 25 € .
Kësaj radhe ai i cili i pari vendosi që të blejë dhe kartelën e parë për këtë sezon, është futbollisti i që po bënë bujë me ekipin e tij të ri Levante UD, Enis Bardhi, futbollist që para disa viteve mbante veshë edhe fanellën e FC Shkupit. Enisi edhe pse në pamundësi që të jetë afër klubit ka vendosur që kartelën vjetore ta jep për anëtarët e familjes së ti, njëkohësisht edhe ka bërë apel, që të gjithë ata që e duan këtë skuadër të jenë përkrah me ne, për ta ndihmuar në mënyrë simbolike duke bërë parapagimin vjetor.

Kartelat vjetore do të fillojnë të shiten nga dita e sotme, ndërsa numri i tyre fillimisht është 1.000 copë dhe do të shiten në kafeterin “Fresha” në lagjen e Çairit, por sipas kërkesës ditëve në vijim do të hapen edhe pika të tjera të shitjes anembanë kryeqendrës tonë. Kartelat mundë të blihen çdo ditë duke filluar nga ora 9:00 deri në ora 24:00.

Për informata për të hollësishme për të gjitha ata që dëshirojnë të pajisen me kartela vjetore mundë të na kontaktojnë përmes emailit zyrtar [email protected], gjithashtu edhe në inboxin e faqes tonë zyrtare në Facebook, www.facebook.com/ShkupiFC/inbox/.

Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që sot u anëtarësuan dhe njëkohësisht i falënderojmë edhe gjithë ata të cilët na vizituan në zyrat e klubit tonë ku shkëmbyem ide se si mund të bëjmë më të mirën për klubin dhe njëkohësisht na përgëzuan dhe uruan në rrugëtimin tonë të përbashkët, për një Shkup më të fortë, për një Shkup më të organizuar. Ju faleminderit. Së shpejti do të nisim edhe kampanjën “Për Shkupin tonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button