Ja në cilën periudhë të ditës duhet të konsumoni akullore, sipas shkencës!

Studimet më të fundit kanë habitur jo pak, e kjo e gjitha falë akullores. Ndoshta do të surprizoheni, por produktin tuaj të preferuar është mirë ta konsumoni që në…mëngjes. Po, jemi kaq me fat!

Profesorë nga universitete të ndryshëm, e kanë realizuar këtë kërkim në Japoni, e dolën në përfundimin se akullorja aktivizonte trurin shumë më shpejtë se çdo lëndë tjetër ushqyese, përcjell Borod.al.  Përpunimi i informacionit në këtë rast ndodhte në mënyrë të menjëhershme, e normalisht, shkencëtarët e kanë një shpjegim edhe për këtë. Përmbajtja e mjaftueshme e sheqerit, çon në atë çka ndryshe quhet “rritja e nivelit mental”, që nga ana tjetër sjell uljen e nivelit të irritimit. E gjithë kjo, falë konsumit të vetëm një kupë akullore. Epo, kaq na mjafton për të patur një organizëm të lumtur, apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button