I vogël interesi për punësim të personave me nevoja të posaçme

Edhe krahas mbështetjes financiare nga shteti, kompanitë nuk tregojnë interes të posaçëm për punësimin e personave me nevoja të posaçme, thonë nga Oda Ekonomike dhe Polio Plus.

Siç kumtuan sot në konferencën për media, ende më shumë persona invalidë, mbi 2.000 janë angazhuar përmes organizatave mbrojtëse, ndërsa numri i sektorit privat dhe publik është shumë më i vogël.

“Personat me handikap ende më shumë punësohen në veprimtaritë manufakturuse dhe janë në një mënyrë të diskrimunuar lidhur me arsimin. Duam ta rrisim numrin e tyre në sektorin privat, por jemi të fokusuar edhe në institucionet publike. Madje, duam ta theksojmë edhe nevojën nga arsimi i tyre cilësor si kyç për punësim dinjitoz”, theksoi Tomisllav Ortakovski, udhëheqës programor në Poloi Plus.

Tashmë tre vjet, shtoi, përpilohet plan i ri i cili do të parashikojë fond të posaçëm dhe kontroll të shpenzimit të parave për personat me handikap, duke u mundësuar servise përkatëse dhe shërbime për këtë kategori të qytetarëve drejtpërdrejtë në vendet e punës dhe sistemin e kuotës në pajtim me të cilin çdo i 35-ti i punësuar do të punësohet një person me handikap.

Jadranka Arizankova nga Oda Ekonomike përkujtoi se në bashkëpunim me Polio Plus, është hapur Qendër për punësim të personave me handikap. Qëllimi është përgatitja e tyre me njohuritë e nevojshme, aftësitë, arsimin dhe kualifikimet për integrim të tërësishëm në tregun e punës në proceset e tyre të punës dhe rritjen e vetëdijen se personat me handikap në mënyrë të barabartë të kontribuojnë në proceset e punës si të punësuarit tjerë.

Shteti prej vitit 2000 siguron mbështetje financiare për kompanitë në formë të ndihmës së pakthyeshme të personave me handikap, ndihmë teknike (softuer, rampa..) si dhe deri 200 paga mesatare për sigurimin e pajisjeve për personat e individualizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button